Gjesti dhe DJ Gimbo, janë gati të sjellin një frymë të re për publikun. Nesër, në orën 18:00, ata do të lansojnë projektin e tyre më të ri të përbashkët, EP-in të titulluar “SIR”, akronim ky që qëndron për “Sound i Ri”.
Ky minialbum muzikor do të përmbajë plot pesë këngë të reja.
Titujt e projekteve që do t’i shtohen repertorit të tyre janë: “Fuqishëm”, “Meme”, “Harro”, “Parfum” dhe “Zero”.
Data e publikimit të këtij projekti nuk është zgjedhur aspak rastësisht, por mbart një domethënie tepër të veçantë.
Ky lansim vjen në një datë simbolike, pasi pikërisht nesër artisti Gjesti feston ditëlindjen dhe mbush plot 26 vjeç. Lansimi i EP-së në këtë ditë e kthen projektin në një moment festimi dhe në një dhuratë të bukur si për vetë artistin, ashtu edhe për fansat e tij të shumtë.
Përveç anës muzikore, vëmendje ka tërhequr edhe ana vizuale e projektit. Në imazhet paralajmëruese bie në sy një ndërthurje interesante vizuale, ku shihen detaje të veshjeve me motive tradicionale shqiptare të kombinuara me një stil modern urban, duke i qëndruar besnik premtimit për të sjellë një “Sound të Ri” dhe diçka vërtet unike./PriveLiberta/
View this post on Instagram