Sabiani është rikthyer në vëmendje me një paraqitje ndryshe nga ajo që publiku është mësuar ta shohë ndër vite.
Këngëtari, i cili ishte pjesë e “BBVA”, ka publikuar një fotografi të re në Instagram.
Në imazhin e fundit, ai shfaqet me flokë të gjatë kaçurrela dhe me një pamje më ndryshe krahasuar me paraqitjet e mëhershme publike. Vitet po e bëjnë të veten edhe tek Sabiani.
Prej kohësh këngëtari ka qenë më pak aktiv në ekran, ndaj fotografia e fundit ka rikthyer interesimin e publikut për të dhe paraqitjen e tij aktuale.
