Ylli i Arsenalit, Leandro Trossard dhe gruaja e tij Laura Hilven janë ndarë pas pothuajse 13 vjetësh martesë.
Laura e konfirmoi ndarjen me një postim emocionues në Instagram, në të cilin shkroi se ajo dhe futbollisti ishin ndarë tashmë ca kohë.
Lajmi erdhi pasi Laura fshiu së fundmi fotot e tyre së bashku nga rrjetet sociale.
Ajo shkroi në postim: “Me shumë dashuri, kujdes dhe respekt të ndërsjellë, kemi marrë vendimin tepër të vështirë për t’u ndarë.
Vendimi nuk ishte i lehtë. Në fakt, kemi qenë të ndarë për ca kohë dhe gjatë kësaj kohe i kemi dhënë vetes hapësirën dhe kohën për të kaluar gjithçka në paqe dhe larg publikut”./Indeksonline/
