Greta Kazazi në pritje të ëmbël?

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Greta Kazazi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit në Instagram, ku nuk mungoi as humori dhe as konfuzioni.

Në fotografinë që publikoi, Greta shfaqej në krahët e partnerit të saj, Onno, ndërsa ajo që ra menjëherë në sy ishte barku i rrumbullakosur, duke bërë që shumë ndjekës të aludonin se ish-banorja mund të ishte në pritje të ëmbël.

Pamja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe komentet nuk munguan, pasi shumë fansa nisën menjëherë urimet dhe pyetjet për një shtatzëni të mundshme. Megjithatë, ata që e ndjekin Gretën prej kohësh e dinë se ajo është mjaft aktive në rrjete dhe nuk kishte lënë të kuptohej më herët për një lajm të tillë.

Për të shuar gjithë dyshimet, ka reaguar vetë Greta me shumë humor. Ajo sqaroi se gjithçka ishte realizuar përmes aplikacioneve të editimit dhe nuk bëhej fjalë për një shtatzëni reale.

“9 muaj? Jo 9 sekonda photoshop. Ah sikur të ishte edhe në jetë kështu!”, shkroi ajo krahas fotos, duke bërë të qartë se postimi ishte thjesht një shaka, por edhe një dëshirë për të ardhmen.

Nga Rubrika