Më në fund shfaqet Platori pranë prindërve dhe Tringes

Si rrallëherë, Plator Abazi është shfaqur pranë prindërve të tij, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, si dhe bashkëshortes së tij, Tringa.

Paraqitja e përbashkët ka tërhequr vëmendje, duke qenë se ai zakonisht qëndron larg ekspozimit publik.

Platori njihet si një person që nuk preferon të jetë shpesh pjesë e paraqitjeve mediatike apo të ekspozohet në publik.

Ai ka zgjedhur të mbajë një profil më të rezervuar krahas emrave të njohur të familjes së tij.

Ai është djali i çiftit të njohur të muzikës, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, të cilët prej vitesh janë pjesë aktive e skenës muzikore shqiptare.

Këtë herë, familja u shfaq së bashku në një moment të rrallë publik./kosovarja

Nga Rubrika