Dyshohet se humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në këtë qytet të Kosovës

Policia ka njoftuar se një person ka vdekur të enjten rreth orës 17:46, në Kamenicë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i njëjti ishte duke punuar ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë.

Viktima është dërguar në QKMF ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë. Viktima është dërguar në QKMF ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Nga Rubrika