Ish-konkurrentja e famshme e “Për’puthen”, Aria Duka, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku ka folur më hapur për jetën e saj sentimentale dhe preferencat në marrëdhënie.
Gjatë intervistës, biseda ka marrë një ton më personal kur moderatori e ka pyetur për tipologjinë e meshkujve që i pëlqen më shumë, duke e futur diskutimin në një krahasim të zakonshëm që bëhet shpesh në rrjet mes “veriorëve” dhe “jugorëve”.
Aria është shprehur se, nga përvoja e saj, ka pasur më shumë lidhje apo afrime me meshkuj nga veriu, ndonëse vetë vjen nga jugu i Shqipërisë.
“Veriorë kam patur më shumë. Le të themi veriorë, edhe pse jam jugore vetë”, u shpreh ajo gjatë intervistës.
E pyetur më tej se çfarë i dallon veriorët nga jugorët, ajo nuk dha një përgjigje të prerë, por la të kuptohej se preferencat e saj lidhen më shumë me eksperiencën personale sesa me një “rregull” të caktuar.
Në të njëjtën bisedë, Aria sqaroi edhe raportin që ka me meshkujt jugorë, duke theksuar se i sheh më shumë si miq sesa si potencial për lidhje romantike.
“Thjesht jugorët i shoh si shokë, si miq.
Nuk do tentoja të kisha diçka më shumë me ta”, tha ajo, deklaratë që ka ngjallur menjëherë reagime dhe komente në rrjetet sociale.
Ndërkohë, intervista është shpërndarë gjerësisht online, ku përdorues të ndryshëm kanë komentuar si mënyrën e drejtpërdrejtë të Aria Dukës, ashtu edhe diskutimin e vazhdueshëm për stereotipet mes jugut dhe veriut në raportet romantike.
Aria Duka është bërë e njohur për publikun nga pjesëmarrja në “Për’puthen”, ku është karakterizuar për sinqeritetin e ‘tepruar’.
E pyetur në një takim nga një konkurent, se sa partner ka patur, Aria nuk u mendua gjatë duke thënë: Partnerë kam patur vetëm tre, ama ata seksualë nuk i mbaj mend.
Kjo ishte fraza që e bëri Arian të njohur dhe të mbahet mend gjatë nga të gjithë konkurentët e ‘Përputhen’.


