Juliana Nura, ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, ka ndarë me publikun një moment të veçantë dhe emocionues nga jeta e saj, duke zbuluar se është në pritje të binjakëve përmes IVF.
Me publikimin e dokumentarit të saj personal, titulluar “Eagle Queen”, ajo sjell një pamje të re dhe intime të jetës së saj, duke ndarë me ndjekësit emocionet dhe sfidat që ka përjetuar gjatë kësaj periudhe të veçantë.
Në episodin e parë, Xhuli tregon se ëndrra për t’u bërë nënë e ka shoqëruar që nga fëmijëria. Momenti kur ajo zbulon se është shtatzënë është një nga ato çaste që do të mbahen mend përgjithmonë, pasi kamerat kapin emocionin e saj kur mban në duar testin pozitiv të shtatzënisë.
Vizita e saj e parë te mjeku është një tjetër moment i veçantë, ku ajo dëgjon për herë të parë rrahjet e zemrës së binjakëve. Reagimi i saj i sinqertë e bën këtë skenë një nga më emocionuese në dokumentar.
Një nga momentet më prekëse është njoftimi i saj për nënën, e cila e priti lajmin me gëzim të madh. Reagimi i saj tregon mbështetje të fortë për Julianën në këtë kapitull të ri të jetës së saj.
Nëna e Julianës, e prekur nga lajmi, shprehet para kamerave: “Jam shumë e lumtur si nënë dhe si gjyshe. Kur Xhuli është e lumtur, edhe unë jam e lumtur. Ky është një bekim i madh për mua si nënë e 12 nipave dhe mbesave”.
Dokumentari “Eagle Queen” ka për qëllim të sjellë për publikun jo vetëm momentet e jetës publike të Julianës, por edhe përjetimet e saj më personale gjatë kësaj periudhe të veçantë dhe emocionuese.
Ekipa e Prive by Liberta Spahiu ishte e pranishme në premierën e dokumentarit, ku Juliana foli për herë të parë rreth pritjes së binjakëve dhe emocionit që po përjeton në prag të ardhjes së tyre në jetë.
[[M1]]
[[M2]]