Yll Limani dha donacion për shkollën e muzikes në Prishtinë, reagon Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka falënderuar këngëtarin Yll Limani për dhurimin e disa instrumenteve muzikore në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”.

Duke e lavdëruar këngëtarin, Rama tha se është i lumtur që kryeqyteti e ka mbështetur koncertin e tij.

“Sot, bashkë me Yll Limanin, ishim në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” për me i dhuru instrumentet që i kanë munguar prej kohësh kësaj shkolle.

Ylli nuk është veç një artist që mbush skena.

Është një djalë që dhuron dhe krijon mundësi edhe për të tjerët.

Prandaj jam i lumtur që, si Kryeqytet, e kemi mbështetur koncertin e tij.

Prishtina ka me i vlerësu gjithë ata që e përfaqësojnë me dinjitet”, shkroi Rama.

Nga Rubrika