Një 19-vjeçare amerikane ka arritur diçka që shumicës së studentëve u duhen katër vite për ta përfunduar: diplomimin universitar në vetëm 14 muaj.
Ivanna Poliashenko u diplomua në Georgia State University për matematikë, me fokus në statistikë.
Ideja për ta përshpejtuar universitetin i erdhi pasi kuptoi se shumë nga lëndët bazë i ishin njohur përmes krediteve AP që kishte fituar në shkollë të mesme.
Ajo vendosi të ndërtonte një program jashtëzakonisht intensiv.
Ivanna vetë e përshkroi orarin si të dhimbshëm, por njëkohësisht shumë shpërblyes.
Profesorët kanë vlerësuar jo vetëm ritmin e saj, por edhe nivelin e pjekurisë matematikore që tregoi gjatë studimeve.
Shiko Videon:
Burimi:
PEOPLE – 19-vjeçarja diplomohet për 14 muaj