Rënia dramatike e nivelit të ujit në Lake Powell në SHBA ka sjellë një zbulim të pazakontë: mbetje njerëzore.
Autoritetet në Utah konfirmuan se mbetjet e një personi ende të paidentifikuar u gjetën pranë një anijeje-shtëpi më 14 gusht.
Policia dhe National Park Service i transportuan ato te zyra e mjekut ligjor për identifikim dhe autopsi.
Rasti merr dimension tjetër për shkak të gjendjes së Lake Powell.
Rezervuari aktualisht është më pak se 30 për qind i mbushur, ndërsa rënia e nivelit të ujit po zbulon pjesë që prej vitesh kanë qenë të mbuluara.
Zbulime të ngjashme me mbetje njerëzore janë bërë edhe në Lake Mead, një tjetër rezervuar i madh amerikan që është prekur nga rënia e nivelit të ujit.
Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur identitetin e personit apo se sa kohë mund të kenë qëndruar mbetjet në ujë.

Burimi:
PEOPLE – mbetje njerëzore zbulohen në Lake Powell