Heidi Baci zbulon preferencën e saj për moderatoren e Për’puthen

Pak para se të niste aventura e saj si moderatore e sezonit të ri të “Për’puthen”, Heidi Baci ka ndarë mendimin e saj për ish-drejtuese të këtij programi, duke zbuluar se cila prej tyre e ka impresionuar më shumë.

Gjatë një interviste në emisionin “Wake Up”, Heidi u përball me një pyetje të veçantë nga Blendi Salaj.

Ai e sfidoi atë të zgjidhte një nga tre moderatoret e njohura: Ori Nebijaj, Bora Zemani ose Megi Pojani, nëse do t’i duhej të ndante shtratin për shkak të një gabimi me rezervimin e hotelit. Zgjedhja e saj ishte e qartë: Megi.

“Mendoj me Megin, të më jepte ndonjë këshillë. Mirë do të ishte, motër. Hajde këtu”, tha Heidi duke qeshur.

Por zgjedhja e saj nuk ishte thjesht një batutë. Ajo shprehu vlerësimin e saj për stilin e moderimit të Megi Pojanit, duke theksuar energjinë dhe spontanitetin që ajo sjell në program.

“Moderimi i saj në atë emision më pëlqen shumë. Ka shumë energji, ka shumë ngjyra. Është një nga ato personazhet avangardë që thyen tabu, që nuk i intereson dhe hidhet, provon, rrezikon. Mua kjo gjë më pëlqen”, u shpreh ajo.

Heidi e pranoi se personaliteti i saj është më i përmbajtur, dhe për këtë arsye, marrja e drejtimit të një formati si “Për’puthen” paraqet një sfidë të re për të.

Ajo duket se vlerëson te Megi karakteristika që janë të ndryshme nga të sajat.

Sezoni i shtatë i “Për’puthen” do të ketë Heidi Bacin si moderatore, ndërsa në rolin e opinionistëve do të jenë Erjola Doçi dhe Drini Zeqo, duke sjellë një dinamikë të re në program.

Nga Rubrika