E hënë, 25 Nëntor, 2024
5.5 C
Pristina

Brikenda hedh akuza të rënda ndaj produksionit të BBVK: Alba trego krejt se çka ka ndodh jashtë…

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Brikenda Karricaj ka dal me një reagim mbrëmë pasi qëndroi 21 orë në shtëpinë e famshme si mysafire.

Derisa po bisedonte me finalistet brenda dhe po iu bëntë pyetje banorëve, në një moment ajo tregoi se është në një lidhje dashurie me dikë nga banorët që ka qenë dikur pjesë e shtëpisë, Vëllai i Madh ia tërhoqi vërejtjen.

“Kujdes mikrofonin”, u dëgjua nga Vëllai i Madh.

Brikenda tha se i është kërkuar të ndalë mikrofonin edhe kur iu ka bërë pyetje banorëve, ndërsa sipas saj Alba Vukajt i kanë thënë të tregojë informacione nga jashtë.

“Briki kujdes migrofonin se je tu i ba pytje banorëve, Alba trego krejt se çka ka ndodh jashtë se ska problem.“

Tutje, ajo tha se nuk qëndroi as 24 orë si duhej, por, e lanë të qëndronte vetëm 21 orë.

“Btw veç shpinen ma kishit qit në kamer. 21 ore ma pak se tjert kejt se s’bojka se për ngut. Dëshprim”./Insajderi/

Shiko foton:

Nga Rubrika