Brikena dhe Mateo: Një histori e re tensioni dhe xhelozie

Një tjetër krizë ka shpërthyer mes Brikenës dhe Mateos, duke rikthyer në vëmendje marrëdhënien e tyre të trazuar!

Ish-çifti i njohur nga Big Brother VIP Albania ka kaluar një periudhë të gjatë me afrime dhe ndarje, por duket se tensionet janë rikthyer sërish.

Pasi kaluan disa muaj relativisht të qetë, ata kanë vendosur të ndalojnë ndjekjen e njëri-tjetrit në Instagram, një veprim që ka ndezur spekulimet për një krizë të re.

Por çfarë ndodhi realisht mes tyre? Burime të besueshme nga Prive By LS sugjerojnë se xhelozia është në qendër të mosmarrëveshjeve të fundit.

Sipas këtyre burimeve, ky faktor është shkaku kryesor i tensioneve mes Brikenës dhe Mateos, duke e bërë situatën edhe më delikate.

Ndryshe nga krizat e kaluara, këtë herë fotografia e përbashkët vazhdon të qëndrojë në profilin e Brikenës, duke lënë hapësirë për spekulime të reja.

A do të arrijnë ata të tejkalojnë këtë krizë, apo historia e tyre po shkon drejt fundit? E gjithë kjo mbetet për t’u parë.

Nga Rubrika