I ftuar ditën e djeshme në ‘Fan Club’ ishte Donald Veshaj i cili ka folur më tepër lidhur me lojën e vëllait të tij, Romeos dhe nusen e ardhshme të familjes Veshaj, Heidin.
Ai është shprehur se dasma ishte shumë e bukur dhe ka një simpati për Heidin mirëpo nuk kupton faktin sesi shumë njerëz nuk e kanë pëlqyer dhe kanë ‘akuzuar’ çiftin se çdo gjë e tyre është lojë.
‘Mu duk gëzim, hare, emocion ishte shumë nice.Nuk e di përse nuk u pëlqeu njerëzve. Pse janë këto komente? Nusja shumë nice, ata të dy janë shumë bukur. Më pëlqen si sillen me njëri-tjetrin, kimia që kanë.
Dale se dy muaj kanë, do njihen, kur të dalin jashtë do njihen më shumë… Më duken pak komente si ‘duan të gjejnë gjilpërën në kashtë’’– është shprehur Donaldi.
Ronaldo: Ke aftësinë ta shpjegosh, por Romeo ndoshta nuk di ta shpjegojë.