Heidi Baci ka ndarë eksperiencën e saj emocionuese në “Grande Fratello” para se të hynte në Big Brother VIP Albania.
Edhe pse qëndroi në shtëpinë e famshme për një periudhë të shkurtër, ajo bëri një bujë të madhe me paraqitjen e saj në atë reality show për shkak të një situate të veçantë me të atin.
Në një bisedë në ambientet e reality show-it, ajo pranoi se dalja nga shtëpia i kishte shkaktuar ankth, duke shprehur se nuk ishte e përgatitur për famën e papritur.
“Kur dola, më shkaktoi një ndjenjë ankthi”, deklaroi Baci.

Modelja shqiptare gjithashtu theksoi: “Momenti i parë për mua ka qenë shumë i vështirë. Ideja që të dalësh në rrugë dhe të njohin të gjithë. Unë jam një person shumë i rezervuar”.
Megjithatë, edhe pas kësaj sfide të hershme, Heidi Baci vazhdon të jetë një prej emrave më të pëlqyer në Big Brother VIP Albania 3.
Ajo është e quajtur një nga pretendente për të fituar në këtë edicion të vështirë të reality show-it.


