E enjte, 28 Nëntor, 2024
9 C
Pristina

Në BBVA miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t’i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Efi Dhedhes shkaktoi një zhurmë të madhe gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Albania 2.

Pas largimit nga reality show, ajo ka mbajtur një profil më të ulët dhe nuk është shfaqur shpesh në media.

Së fundmi, Efi ka bërë të ditur se do të rikthehet në ekranin e ‘Top Channel’ si moderatore për një program që do të trajtojë temën e tatuazheve.

Për të biseduar rreth kësaj dhe për të zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj, Efi ishte ftuar në një nga segmentet e emisionit ‘E diell’ sot.

Gjatë intervistës, ajo u pyet edhe për Luiz Ejllin, fituesin e edicionit të dytë të Big Brother.

“Nuk do t’i flas kurrë Luizit. Arsyeja është që nuk dua”, deklaroi ajo.

Edhe pse në Big Brother ata ishin miq të ngushtë, ata më pas u larguan njëri nga tjetri dhe nuk kanë komunikuar më.

Nga Rubrika