Presidentja, Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen e 42-të.
Ajo ka lindur më 17 maj të vitit 1982 në Mitrovicë, ku edhe e ka përfunduar shkollën fillore dhe të mesme.
Studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe ka magjistruar dhe doktoruar në të drejtën ndërkombëtare në Universitetin e Pitsburgut në Pensilvani, Shtetet e Bashkuara.
Vjosa Osmani ka qenë Shefe e Kabinetit të Presidentit Fatmir Sejdiu dhe Këshilltare e Lartë për Çështje Juridike dhe Ndërkombëtare, si dhe ka përfaqësuar Presidentin në Komisionin që hartoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ajo gjithashtu ka qenë në ekipin që përfaqësoi Kosovën para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në rastin historik në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Vjosa për këto vite jetë ka dhënë një kontribut të madh dhe vazhdon të jep për një Kosovë më të suksesshme.