Ish-konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, vazhdon të jetë shumë aktive në mediat sociale, duke ndarë me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta e saj personale.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq, duke shtuar një përshkrim të veçantë që bënë imazhet edhe më interesante.
“Kësulëkuqja në jetën reale”, shkroi Vesa në përshkrimin e postimit të saj.
Por, më shumë se vetë imazhet, një koment i veçantë erdhi nga gjyshja e saj, zonja Emine.
“Kësulëkuqe, ruaje gjyshen nga ujku”, ka komentuar zonja Emine, duke sjellë një koment epik që nuk mund të mos vëmë re.
Vesa nuk e fshehu kënaqësinë për komentin e gjyshes së saj, duke e vlerësuar atë me një përgjigje të zjarrtë.
“Gjyshen e kam legjend”, ka shkruar Vesa, duke e publikuar komentin dhe treguar kështu kujdesin dhe humorin e bukur që karakterizon familjen e saj.
Shiko foton: