Web Analytics

Këta janë VIP-at që ndjekin Luizin në Instagram, por s’kanë marrë ende “pergjigje” nga ai

Botuar nga: InfoKosova

Edhe pas daljes nga “Big Brother Vip”, këngëtari shkodran Luiz Ejlli vazhdon të ketë mbështetje maksimale nga publiku dhe të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Instagrami i tij ka arritur brenda dy javësh 534 mijë ndjekës, videot e tij kanë miliona shikime, teksa ka edhe një numër të madh ndjekësish të personazheve publik.

Por, duket se Instagrami i tij nuk po menaxhohet ashtu si duhet, pasi profili i Instagramit të Luizit ndjek vetëm 121 persona dhe shumë kolegë të tij dhe personazhe publike që i kanë dhënë përkrahje, nuk ia u ka kthyer ende “follow-in”.

Nga një vështrim i thjeshtë i profilit të Luizit, sheh se atë e ndjekin në Instagram emra si Çiljeta Xhilaga, Anxhela Peristeri, Greta Koçi, Orgesa Zaimi, Sheila Haxhiraj, Armina Mevlani, Nevina Shtylla, Ilva tare, apo edhe shkodrani Elhaid Cufi.

Por, profili i Luizit nuk ia u ka kthyer ende “followi-n”.

Duket se kjo nuk po ndodh për çështje mendjemadhësie, por për shkak të një vrulli të madh numri ndjekësish, ku është e pamundur që t’i kontrollosh të gjithë emrat.

Shiko foton:

Të FUNDIT