E diel, 24 Nëntor, 2024
-2.1 C
Pristina

Edona James pranon dhuratën mahnitëse nga i dashuri: Takimi ynë i parë ishte si në përralla

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Edona James, finalistja e njohur e Big Brother VIP Kosova, ka bërë një deklaratë të mahnitshme në një intervistë, duke konfirmuar se po përjeton një lidhje dashurie të veçantë.

Ajo zbuloi se ka filluar një romancë me një djalë nga Maqedonia e Veriut, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për identitetin e tij.

Në një intervistë të fundit në emisionin ‘Sol’ në Klan Kosova, Edona u shpreh sërish për lidhjen e saj të dashurisë, duke ndarë disa momente të shkëlqyera nga raporti i tyre.

Transgjinorja nga Suhareka e theksoi se partneri i saj është një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij në Zvicër.

“Ai më kupton mua, më pëlqen për çka jam, e drejtë, e sinqertë, dhe e vlerëson shumë këtë tek unë”, shprehet me emocion ish-banorja e Big Brother VIP Kosova për partnerin e saj.

Kjo deklaratë e shfaq një pjesë të re dhe të lumtur të jetës së Edonës pas përfundimit të aventurës në Big Brother, duke treguar se është në një periudhë të lumtur dhe të mbushur me dashuri.

Partneri e befasoi live në emision, duke i sjellë një buqetë me lule dhe duke i dedikuar disa fjalë përmes një letre.

“Takimi ynë i parë ishte tamam si në përralla”, ka thënë mes tjerash në letër.

Megjithëse nuk ka shumë detaje të njohura rreth kësaj lidhjeje, fansat dhe ndjekësit e saj janë të emocionuar dhe të lumtur për të dhe e mbështesin në këtë kapitull të ri të jetës së saj.

Nga Rubrika