E diel, 29 Shtator, 2024
16.8 C
Pristina

Bardhi ‘thumbon’ hapur opinionisten e BBVA, Ori Nebiaj

Pas largimit nga “Big Brother Vip Albania”, këngëtari i njohur Bardhi është vazhdimisht i pranishëm në rrjetet sociale, duke shkëputur shumë reaksione.

Ndërsa partnerja e tij, Sara Gjordeni, ka zënë një rol në emisionin “She’s on Top” si juriste, Bardhi ka treguar përkrahjen e tij për të në mënyra të ndryshme.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Bardhi ka publikuar një story ku shfaqet Sara, ndërsa në përshkrim shkruan: “Ori Nebiaj, s’paske kritiku ti. Çka po kritikon kjo grua jeme?”

Kjo deklaratë e hapur dhe e drejtpërdrejtë duket se ka qëlluar drejt opinionistes Ori Nebiaj, e cila është e njohur për komentet dhe analizat e saj në lidhje me ngjarjet aktuale, përfshirë edhe ato që lidhen me ish-pjesëmarrësit e BBVA.

Reagimi i Bardhit ka sjellë reaksione të ndryshme në rrjetet sociale, duke shkaktuar një debat të gjallë në lidhje me komentet dhe analizat e personave publikë nga opinionistët.

Shiko videon:

Nga Rubrika