Një moment i papritur dhe emocionues ka ndodhur në koncertin e famshëm të “ColdPlay” në Athinë, ku Sara Hoxha, ish-partnerja e reperit kosovar Ledri Vulës, nuk mundi të mbajë ndjenjat dhe shpërtheu në lot para mikeshave të saj.
Sara, e shoqëruar nga disa nga shoqet e saj, ka qenë e ftuar në këtë koncert të madh, por emocionet e muzikës dhe atmosfera e ngrohtë e këtij eventi i kanë prekur thellësisht.

Në një moment të veçantë, ajo është kapur duke shkëputur në lot, duke treguar ndjenjat e saj të thella për këtë përvojë.
Në një postim të ndarë në Instagram, Sara ka shkruar: “Ky koncert kishte dy anët e tij”, duke e shoqëruar me video ku shihet momenti i emocionueshëm.
Reagimet e fansave nuk kanë munguar, duke komentuar për ndjenjat e sinqerta dhe momentin e bukur që ka ndarë me ta influencerja.
Shiko foton:


