Të shtunën e kaluar, në Prishtinë është mbajtur “Parada e Krenarisë”, një event i dedikuar të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ (lesbike, gei, biseksual, transgjinor, ndërgjinor) dhe është shoqëruar nga prania e disa personaliteteve të njohura, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Por, një reagim i ashpër ka ardhur nga artisti i njohur shqiptar, Fero, i cili prej disa muajsh ka bërë një pauzë nga bota e muzikës.
Ai publikoi një video nga kjo ngjarje dhe në koment tha: “Këtij kryeministri i thoni burrë shteti? Trim? I mençur”.
Në një postim tjetër, ai shtoi: “Lajmet e fundit. Serbia nis tërheqjen e ushtrisë nga kufiri shkak frikës që geit dhe lezbiket qëndrojnë në gjendje gatishmërie”.
Këto komente të Feros shkaktuan reagime të ndryshme në rrjetet sociale, duke nxitur diskutime për pjesëmarrjen e kryeministrit në këtë event dhe për opinionet e tij mbi të drejtat e komunitetit LGBTIQ+ në Kosovë.
Shiko foton: