E premte, 13 Dhjetor, 2024
2.8 C
Pristina

Mori kritika për golin e dytë të Italisë, Roberti për Hysajn: Nuk ka dashur që ta prishë frizurën

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Shqipëria ka nisur kampanjën e saj në Kampionatin Evropian 2024 duke luajtur ndeshjen e parë kundër Italisë.

Kuqezinjtë pësuan humbje me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Një nga momentet që solli kritika ishte shmangia e Elseid Hysajt përpara golin të Nicolo Barellas.

Hysaj u kritikua shumë për mënyrën se si reagoi duke u ulur kokëposhtë në momentin e goditjes.

Një koment të veçantë në lidhje me këtë situatë u bë nga këngëtari Robert Berisha në ‘Euro Dueli’.

Ai shaka me stilin e Hysajt dhe tha: “Janë bërë si modela, me tatuazhe, frizura. Ky nuk ka dashur që ta prishë frizurën o vëlla.

Shikoje çfarë frizure. Sot një gabim ta bësh bëhet përrallë, edhe më herët ka pasur por nuk janë shfaq.”

Komenti i Berishës shfaq humorin nën kritikat ndaj mënyrës së reagimit të Hysajt në fushë gjatë ndeshjes me Italinë.

PROMO

Nga Rubrika