E shtunë, 5 Tetor, 2024
14.4 C
Pristina

Dua Lipa bën histori, kap një tjetër rekord

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po përjeton suksese të reja në karrierën e saj.

Aktualisht, tri albumet e karrierës së saj, “Dua Lipa” i vitit 2017, “Future Nostalgia” i vitit 2020 dhe “Radical Optimism” i këtij viti, janë në mesin e 10 albumeve më të dëgjuara të momentit në Mbretërinë e Bashkuar.

Në top-listën zyrtare të albumeve më të dëgjuara në Britani, Official Charts ka bërë të ditur se “Radical Optimism” është albumi i tretë më i dëgjuar i javës, “Future Nostalgia” i teti dhe “Dua Lipa” i 10-ti.

E lumtur për këtë sukses, Lipa ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku shprehte mirënjohjen e fansave të saj për këtë sukses të shënuar.

“Të tre albumet e mia janë në Top 10 në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë! Fëmijët e mi po më bëjnë shumë krenar.

Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen dhe që më lejuat të jem kolonë zanore e ditëve tuaja gjatë këtyre 8/9 viteve”, shkroi Dua në mbishkrimin e fotografive.

Shiko foton:

Nga Rubrika