Moderatorja e njohur dhe e dashur per publikun Marina Vjollca festoi ditëlindjen.
Urimet për moderatoren kanë qenë të shumta, por urimin më të veçantë e ka marrë nga bashkëshorti i saj, Getoari.
Ky i fundit krah një fotoje të Marinës me vajzën e tyre, Marget ka treguar se ajo është gruaja më e mrekullueshme që njeh, prandaj e ka kuptuar që në takimin e parë se do kalonin jetën bashkë.
”Që në takimin tonë të parë e kuptova që do kaloja jetën me ty.
I lumtur që paskam pasur të drejtë.
Gëzuar ditëlindjen gruas më të mrekullueshme që njoh”, ka shkruar Geti.