Web Analytics

“Ai ishte me të dashurën, unë me të fejuarin”, Linda habit kur tregon takimin e parë më bashkëshortin

Botuar nga: InfoKosova

Linda Halimi si rrallë herë ka treguar për takimin e saj të parë me bashkëshortin reperin amerikan Big D.

Këtë këngëtarja e ka treguar gjatë një diskutimi me banoren e re Kader Kicaj, ndërsa zbuloi detaje nga takimi me partnerin e saj.

Linda tha se e dinte menjëherë që ai ishte i duhur për të, ndonëse kur u takuan ajo ishte e fejuar dhe ai në një tjetër marrëdhënie.

“Për herë të parë kur e kam parë burrin në një koncert timin në Ferizaj, ai ka ardhur me të dashurën e vet, unë isha me të fejuarin, e kam shikuar një herë në sy dhe më është dridhur i gjithë trupi dhe kam thënë nuk guxon me ndodh kjo kurrë, por vet ndërgjegjja më jepte ato mendime, e kam ditur saktë, thjeshtë e dija, frikësohesha nga mendimet e mia se thosha ‘nuk guxon me ndodh kjo sepse unë jam e fejuar’, por kur e kam parë mbeta e shtangur, ia njoha shpirtin, e dija që ishte i imi”, tha Linda.

Kujtojmë që Linda pas martesës me Big D u zhvendos në Amerikë, dyshja janë prindër të një vajze.

Hyrja e këngëtares në BBVK vjen pas një periudhe të gjatë të shkëputjes së saj nga skena shqiptare e muzikës. /Telegrafi/

Shiko videon:

Të FUNDIT