Web Analytics

Aksident mes një autobusi dhe një veture, vdes një grua

Botuar nga: InfoKosova

Në një aksident një grua ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte duke u përplasur me një autobus që po lëvizte në kahje tjetër të rrugës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:28 në fshatin Gërmovë të Vitisë.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor ku nga mjekët është konstatuar se ka ndërruar jetë.

“Një femër kosovare ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte, duke u përplasur frontalisht me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ku nga mjekët është konstatuar se ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. /Telegrafi/

Të FUNDIT