Web Analytics

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

Botuar nga: InfoKosova

Mbrëmjen e së hënës janë raportuar për aksidente të shumta komunikacioni në Kosovë.

Kjo po dyshohet se ka ndodhur edhe për shkak të reshjeve intensive të shiut që përfshinë vendin pasditen e së hënës.

Një i tillë u regjistrua edhe në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku janë aksidentuar tri vetura.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti deklaroi për Telegrafin se si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugorë në hyrje të Vushtrrisë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë”, tha Zahiti./Telegrafi/

Të FUNDIT