Web Analytics

Alba shpërthen ashpër ndaj Azemit: “Ndihem në presion të madh”

Botuar nga: InfoKosova

“Prime” i “BBVK”, ka nisur me përplasje të ashpra mes konkurrentëve.

Alba dhe Azemi kanë debatuar pasi ai ndihet i zhgënjyer prej saj se pse ajo kalon kohë me Blerandon.

Azemi i ka shprehur pëlqim Albës disa herë por ajo nuk e ka pranuar duke i thënë që e shikon vetëm si shok.

Ai ka treguar xhelozi ndaj Albës dhe shpesh herë ka këmbëngulur që të dalë nga shtëpia sepse ndihet i rënduar psikologjikisht.

Alba në “Prime”, ka folur gjatë për këtë temë ku shprehet se ndihet në presion të madh nga Azemi.

Alba: Nuk mund ta ofendosh një person vetëm se nuk ka pëlqim për ty. Unë kam të drejtën të flas me të gjithë banorët në shtëpi. Ashtu siç e ka Azemi këtë të drejtë dhe nuk kam pse t’i jap llogari atij.

Nuk është hera e parë që Azemi e bën këtë gjë, se pse unë flas me Blerandon. Unë i kam thënë Azemit që ti ke lojën tënde, unë lojën time. Por nëse ai ka nevojë për mbështetje do me ketë pranë gjithmonë nëse do të flasë me dikë më ka afër.

Ka folur me arrogancë me mua, donte të rrinte vetem. Kur ka dashur ai ka ardh të bisedojë, por unë nuk jam lodër jam njeri me ndjenja, edhe unë lëndohem.

Shiko videon:

Të FUNDIT