Web Analytics

Babai e nxori nga Grande Fratello sepse u afrua me një 45 vjeçar, përsëri Heidi afrohet me një 40 vjeçar në BBVA

Botuar nga: InfoKosova

Heidi Baci është banorja e Big Brother Vip Albania e cila vetëm para pak kohe kishte marrë pjesë në Big Brother të Italisë.

Edhe pse ishte një nga lojëtaret më të forta, Heidi e la lojën në gjysmë pasi ia kërkoi babai i saj kur shkoi për ta vizituar.

Kjo pasi ajo ishte afruar me një 45 vjecar dhe nuk i pëlqente babait të saj.

Por, edhe në Big Brother Vip Albania, Heidin e kemi parë të qëndroj me Drinin e që nuk e ka mohuar se i pëlqen.

Në një diskutim me Ledjanën, Heidi ka treguar edhe cilin prej meshkujve në shtëpi i duket më tërheqës.

“Shumë kinga janë të gjithë. Si njeri më pëlqen ai i gjati, Drini. Si paraqitje do veçoja Romeon, king është”, tha Heidi.

Mbetet të shihet nëse do krijoj një lidhje dashurie me ndonjërin nga banorët./InfoKosova/

Të FUNDIT