Web Analytics

Banorja e BBVA-së ua ka bërë “bllok” Kiarës dhe Luizit? Zbulohet e vërteta e “madhe”

Botuar nga: InfoKosova

Jori Delli ishte e ftuar në “Më lër të flas” dhe në fakt, foli për atë që ne të gjithë jemi kuriozë: Marrëdhënien me Luizin dhe Kiarën, tani që “BBVA” mbaroi.

Fillimisht, Jori theksoi se me Luizin s’ka pasur asnjë flirt, pavarësisht lajmeve që kanë qarkulluar.

Më pas, tha se e kishte parë Luizin një ditë para xhirimeve të emisionit me binjakët Veshaj dhe tha se s’folën shumë.

“E pashë dje për herë të parë. Ishte te parkimi i “Top Channel”, e përshëndeta, bëmë ca muhabete tonat, por kaq, s’kemi marrëdhënie”, tha ajo, duke theksuar që Luizi s’është bërë aspak mendjemadh.

Ndërsa me Kiarën, tha që s’ka marrëdhënie.

“Nuk kam marrëdhënie me Kiarën. Tani, me zor do t’i kem unë marrëdhëniet unë me njerëzit? S’i kam, ç’të bëj.

I kam shkruar, por mendoj se të dy janë të angazhuar. (I kam shkruar) dhe më është përgjigjur pas disa ditësh, por i ka rënë shkurt”, tha Jori, duke e justifikuar se janë të dy të zënë.

Të FUNDIT