Web Analytics

Befason Luizi, provon një tjetër profesion

Botuar nga: InfoKosova

Luiz Ejlli ka nisur direkt punën pas daljes nga BBV duke qenë i angazhuar me projekte muzikore e koncerte.

Ditën e diel, Luizin do e shohim edhe si aktor tek Portokallia. Ka qenë aktori Devis Myslymi, ai i cili na i ka bërë me dije këtë gjë përmes një foto të postuar në InstaStory.

Luizi do të jetë i ftuari i personazhit “Braçe” tek Portokallia, teksa shfaqet duke mësuar tekstin.

Po ashtu, edhe Veton Golaj, i cili e imiton Luizin tek Portokallia, ka postuar një video ku shfaqet bashkë me këngëtarin shkodran në ambientet ku qëndron stafi i Portokallisë.

Shiko foton:

Të FUNDIT