Lumbardh Salihu është njëri nga banorët më të komentuar të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.
Pak javë para se të hynte në shtëpinë e famshme, Lumbardhi ishte i ftuar në një intervistë 60 sekondëshe për emisionin “Prive”.

Kur iu drejtua pyetja se cilën nga personazhet publike do të donte të fuste në shtrat çdo natë, ai përmendi këngëtaren e njohur shqiptare Era Istrefi.
Ndërsa tek pyetja për vlerësimin që i jep vetes në shtrat, ai kishte thënë “8.9”.
Lumbardhi përndryshe është një nga të nominuarit këtë javë bashkë me: Edona James, Vesa Vllasaliu, Linda Halimi, Alby, Monika Salihu dhe Vesa Vllasaliun, dhe rrezikon të dalë në rast se nuk merr votat e duhura nga publiku.


