E shtunë, 5 Tetor, 2024
15.5 C
Pristina

Bledi Mane ironizon prezantueset shqiptare

Bledi Mane i ka cilësuar mediokre prezantueset vajza në ekranet shqiptare.

Në një intervistë për Vip Magazine, ai shprehet se ato nuk tentojnë të mësojnë, por kopjojnë në mënyrën më të shëmtuar.

“Mediokre, pavarësisht botokseve, gjatësisë së tyre trupore dhe pavarësisht se dalin në fotografi në plazh me libra, të shtrira në shezllon.

Libra që nuk i lexojnë kurrë. Janë mediokre sepse nuk tentojnë të mësojnë por kopjojnë në mënyrën më të shëmtuar. Shkolla e prezantueseve shqiptare është akoma një shkollë nate që ende nuk ka prodhuar një emër të përveçëm dhe të forte”, shprehet ai.

Ai thotë se fytyrën e vërtetë prezantimit në Shqipëri ia kanë dhënë prezantuesit meshkuj.

“Ndryshe qëndron me shkollën e prezantuesëve shqiptarë.

Nuk puqem me ta, por Adi Krasta, Ardit Gjebrea, Manushi dhe shumë emra të tjerë i kanë dhënë industrisë së prezantimit fytyrën e vërtetë”, thotë Bledi Mane.

Shiko videon:

Nga Rubrika