Blerando ka befasuar të gjithë banorët e Big Brother Vip Kosova 2 me një përgjigje.
Përkundër që ai është shumë i afërt me Bleron, nuk e tha emrin e tij kur dekaroi se kush është personi që i beson më së shumti shtëpi.
“A e di që ‘shoqja’ jote Alba ka bërë marrëveshje me Bucin që të jesh pëlqimi i tretë i saj vetëm për të dal e preferuara?”, ishte pyetja e publikut e cila pasoi me përgjigjen befasuese të Blerandos.
“I vetmi person këtë shtëpi që i besoj është Alba”, tha Blerando.
Një sqarim e dha edhe Alba, duke mohuar se ka të bëjë me marrëveshje.
“Nuk ka qenë marrëveshje dhe e kanë ditë shumë mirë e kam diskutu me këta 3 (Buci, Santi dhe Besi) se u lodha duke diskutu për lidhje dashurie, por Buci më tha mos u mërzit sepse kjo është në favor tëndin, dhe jo që kam bë marrëveshje”, tha Alba në darkën e të nominuarve./Insajderi/