Web Analytics

Bora Zemani habit me deklaraten për Heidin, ja çfarë mendimi ka ajo për “kunatën”

Botuar nga: InfoKosova

E ftuar në emisionin “Cherry on Top” nga Bora Zemani ishte Ermal Mamaqi.

Në një diskutim të djeshëm u bisedua për një prej banorëve më të vlerësuar të “BBV3”, Heidin.

Ermal Mamaqi shprehu mbështetjen për të, duke e vlerësuar si një vajzë të bukur me një personalitet të veçantë.

Por, çfarë mendimi ka Bora për “kunatën” e saj?

Edhe pse nuk është e zakonshme të dëgjohet të flasë për Heidin, mbrëmjen e djeshme, Bora u shpreh: “Simpatike, yll është ajo, s’kemi çfarë i themi”.

Vlen të përmendet se Bora kishte mundësinë të hynte vetëm një herë në shtëpinë e “BBV3” nëpërmjet një sfide nga “Vëllai i Madh”, ku kishte mundur të vëzhgojë nga afër Heidin.

Të FUNDIT