Bruno Fernandes ka shprehur mbështetje të fortë për trajnerin Ruan Amorim, i cili beson se ai do të sjellë pasionin dhe magjinë e tij të futbollit në Manchester United, ashtu siç e bëri atë te Sporting Lisbona.
Ruan Amorim ka filluar punën e tij në Carrington pas mbërritjes në fillim të kësaj jave. Kapiteni Fernandes e sheh këtë si një mundësi të përshtatshme për emërimin e tij, duke u fokusuar në energjinë dhe njohuritë e jashtëzakonshme që Amirom sjell në klub.
“Ky është momenti i duhur që Amorim të vijë, të sjellë energjinë e tij, cilësitë dhe njohuritë e tij për futbollin, sepse ai bëri diçka shumë të veçantë në Sporting,” tha Bruno Fernandes për Sky Sports.
Bruno, duke theksuar ripërtëritjen e emocioneve në Sporting, shprehu besimin e tij në aftësinë e Amorimit për të transformuar Manchester United. “Kam parë pothuajse të gjitha ndeshjet e Sportingut. Ai është dikush që riktheu emocionet në klub,” theksoi ai.
Fernandes u shpreh se Amorim kishte sjellë një përmirësim të dukshëm në ekipin e Sportingut, duke shprehur shpresën se ai mund të arrijë të njëjtën gjë në Manchester. “Ai solli shumë gjëra të mira në klub dhe shpresojmë se ai mund të bëjë të njëjtën gjë këtu,” shtoi ai. “Ndonjëherë, një person mund të ndryshojë energjinë e një hapësire nëse është momenti i duhur.”
Bruno gjithashtu ndau disa njohuri mbi gjendjen e Sportingut para emërimit të Amorimit, duke treguar se klubi kishte kaluar rreth 20 vjet pa fituar titullin e ligës. “Ai i ktheu ata në fitimin e ligës dhe e bëri atë dy herë në katër vjet me një ekip vërtet të ri në një moment ndryshimi,” theksoi ai.
“Është një moment i rëndësishëm për ne si ekip dhe ne shpresojmë se Ruan do të na ndihmojë të arrijmë majat e suksesit,” tha Fernandes. “Shpresojmë se mund të jetë një moment i suksesshëm për ne.”
Kjo periudhë vjen pas një dekade të gjatë për Manchester United, e cila ka kaluar më shumë se 10 vjet pa fituar titullin e Ligës Premier, i fundit ishte në vitin 2013, përpara se Sir Alex Ferguson të shpallte pensionimin. Bruno dhe ekipi tani shpresojnë që me Amorim, ata mund të fillojnë një kapitull të ri dhe të suksesshëm në historinë e klubit.