Web Analytics

Çfarë ndodhi në BBVA? Banorja bërtet e frikësuar dhe vrapon nëpër shtëpi

Botuar nga: InfoKosova

Një moment i papritur shkaktoi tronditje në shtëpinë e njohur televizive “Big Brother VIP3” sot, kur Julian Deda kap një hardhucë dhe përpiqet të frikësojë banorët.

Heidi Baci, një prej banoreve, e kupton situatën dhe largohet menjëherë.

Ndërsa aktori tenton të shpjegojë se nuk është asgjë serioze, Erjola Doçi, moderatorja tjetër, kapi panik dhe nisi të vraponte duke bërë zhurmë.

Në anën tjetër, Deda thotë se nuk ka pasur qëllim të keq me veprimin e tij, ndërsa tensionet mes tij dhe Doçit kanë qenë në rritje që prej disa ditësh.

Megjithëse Deda vazhdon të shprehë ndjenjat e tij të mira për Doçin, ajo vijon të mbajë sytë mbi sjelljen e tij në shtëpi.

Të FUNDIT