Çfarë po ndodh në Big Brother? Banori në gjendje të keqe, shpërthen në lot!

Mëngjesin e sotëm në shtëpinë e “Big Brother VIP”, balerini Graciano Tagani përjetoi një moment të ndjeshëm, duke shkaktuar shqetësim te bashkëpjesëtarët.

Shkaku i lotëve ishte nëna e tij, për të cilën ai tregoi se kishte parë një ëndërr që e bëri të emocionuar.

Duke ndarë momentin e tij të ndjeshëm me Françeska Muratin, Graciano u shpreh se ëndrra për nënën e tij i shkaktoi frikë se ajo nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Megjithë këtë, modelja e përkëdheli, duke i thënë se ndonjëherë sikleti në ëndërr sjell lajm të mirë.

Pas këtyre fjalëve mbështetëse, Graciano u qetësua dhe filloi të këndonte në shtëpi, duke treguar se këto fjalë e ndihmuan të kapë rënien e tij emocionale. Kjo situatë tregoi solidaritetin dhe mbështetjen e anëtarëve të shtëpisë ndaj njëri-tjetrit në momentet e vështira.

Pjesë nga biseda:

Graciano: Lash namë (shpërthen në lot)

Françeska: Jo është në rregull. O kam qajtë unë ose s’ka qajtë kush në këtë shtëpi. Nëse e ndjen qaj se është në rregull. Janë shumë emocione të forta në këtë shtëpi

Graciano: Jo thjeshtë…

Françeska: Je i ngarkuar apo të ka marrë malli?

Graciano: Jo ëndrra është ajo që… S’dua të mbytem

Françeska: Të pashë në mëngjes që ishe shumë i fikur

Graciano: Pushova dhe e kisha harruar se çfarë pashë, mbasi mbarova dushin mu shfaq e gjitha. Ishalla janë mirë vetëm kaq

Françeska: Më trego. Shikove mamin sëmurë?

Graciano: E pashë në siklet

Françeksa: Kur shikon siklet në ëndërr janë shumë mirë

Nga Rubrika