E premte, 27 Dhjetor, 2024
0.8 C
Pristina

Dalin pamjet, Policia e Kosovës nxjerrë autoblindën nga fshati Banjskë e cila dyshohet se ishte e mbushur me armatim

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Policia e Kosovës ka nxjerrë autoblindën që dyshohet se është gjetur sot në mëngjes në malet e fshatit Banjskë të Zveçanit.

RTK ka publikuar pamjet derisa thuhet se dyshohet se brenda autoblindës ka pasur lloje të ndryshme të armatimit.

Në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ndodhën sulme terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti si dhe u lëndua një tjetër.

Pas kësaj Policia e Kosovës reagoi duke kërkuar nga terroristët të dorëzohen, ata refuzuan të dorëzohen duke vazhduar sulmet me armë ndaj policisë.

Nga gjuajtjet me armë zjarri, tre terroristë u vranë, dy janë arrestuar, dhe katër persona tjerë janë arrestuar për përfshirje.

Lidhur me sulmet terroriste, Policia ka sekuestruar arsenal armësh në Zveçan, të cilat u publikuan gjatë ditës së hënë. /Telegrafi/

Shiko videon:

PROMO

Nga Rubrika