Web Analytics

Dikur e dashura e Ledrit, Sara habit me deklaratën për Dua Lipen

Botuar nga: InfoKosova

E ftuar në “Kurthi i Piter Pan”, Klan TV Sara Hoxha ka folur edhe për raportin e saj me Dua Lipën, dikur e dashura e Ledri Vulës.

Ajo shprehet se e konsideron mikeshë dhe është fanse e Duas, ndërsa takohen shpesh për festa.

“Jam fanse e Dua Lipës, nuk mund të them që e kam shoqe, e kam pak fare mikeshë ndoshta. Aq sa mund të takohemi ndonjëherë rastësisht, ose jo rastësisht, e përqafojmë njëra-tjetrën, ndonjëherë edhe festojmë së bashku”, shprehet ajo.

Kujtojmë se ylli shqiptar ka qenë në një romancë me reperin, Ledri Vula shumë vite më parë, kur Dua jetonte mes Kosovës dhe Britanisë.

Para pak vitesh, para se Ledri dhe Sara t’i jepnin fund lidhjes, madje kjo e fundit e ka takuar Duan e madje kanë pozuar në foto me vajzën e tyre, Poin.

Të FUNDIT