Web Analytics
E diel, 16 Qershor, 2024
28 C
Pristina

Dikur i pashpresë sot një nga emrat më të dashur për publikun, Luiz Ejlli bën një premtim për të gjithë

Luiz Ejlli, ka bërë një rrëfim të detajuar mbi jetën e tij, për vështirësitë, sfidat dhe zhgënjimet. Vetëm para pak kohësh, Luizi, ishte një prej atyre njerëzve që përpiqen të grumbullojnë të ardhura për të paguar qiranë, ishte një prej atyre njerëzve që prej një zgjedhje të gabuar, ka humbur shumë të tjera.

Luizi, vjen nga një familje e thjeshtë shkodrane, e cila ka patur dhe vështirësi ekonomike. Ai ka treguar se i është dashur të punojë që në moshë të re për t’u ardhur në ndihmë.

Më pas ai ka përmendur, lidhjen e tij 10-vjeçare, për të cilën hoqi dorë edhe nga muzika. Midis shumë vështirësive, Luizi shprehet se pranë nuk ju gjend asnjë njeri, nga ata që i ka konsideruar të afërt.

“Aty kuptova që një pjesë shumë e madhe e personave që kam pasur rreth vetes ka qenë thjesht interes. Ka qenë një moment shumë i vështirë për mua, sa kam tentuar të bëj një budallallëk shumë të madh, t’i jap fund jetës.

Tani është momenti që unë të bëj hapa të sigurtë, të bëj zgjedhjet e duhura…Atyre njerëzve që nuk besuan tek unë, që më paragjykuan, që më kthyen shpinën…dua t’ju them vetëm që ia dola!”

Luiz Ejlli premtoi se shumë shpejt, pasi të dalë nga shtëpia, do të rikthehet në muzikë.

Nga rubrika