Gjesti ka dhënë një rrëfim emocionues gjatë kohës sa ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3.
Ai mes tjerash ka treguar edhe për një gjë të rëndë që e ka përjetuar familja e tij.
Gjesti ka thënë se dikush ka tentuar t’i bëjë keq familjes së tij, duke u bërë magji.
“Me babain nuk e kam pasur një raport shumë të mirë, ka ndodh dikush edhe ka tentuar me na bo keq, me magjia, kush ka shpirt t’i bëjë këto gjëra nuk e di. Babai nuk më donte mua, babai nuk e donte nënën, motra babain, pat shkuar lëmsh familja, kem tu u mbyt me njëri-tjetrin familja”, u shpreh Gjesti.
“Ka nis gradualisht një vjet, babai ushqim kur i çojsha, i gjujke, ka qenë e vështirë për mua. E pata marr një veturë dhe pata shkuar në katun, për ta larguar babain, mos po çohet, ka qenë në gjendje të rëndë. Fatin që e gjetëm atë gjë në shtëpi”.
Shiko videon: