Web Analytics
E diel, 26 Maj, 2024
17.2 C
Pristina

Do të kthehet nga qelia në Big Brother? Ja mesazhi i tij i fundit i Liamit në dhomën e rrëfimit

Liam Osmani u arrestua nga policia në ambientet e Big Brother VIP me 3 mars, një ditë pasi u bë pjesë e spektaklit.

Gjatë primet të se martes janë publikuar pamjet e ish-banorit, i cili u largua nga dhoma e surprizave i shoqëruar nga policia.

Mirëpo para arrestimit, ish-banori në dhomën e rrëfimit ka treguar se është bërë pjesë e “BBVIP 3” , pasi ky ishte një shans për tu rikthyer në Shqipëri dhe për të fituar çmimin e madh, në mënyrë që të qëndorjë me prindërit e tij.

“Këtë shans po e përdor për tu rikthyer në Shqipëri. Dua të qëndroj me prindërit e mi këtu. E ti marr ato lekët, që uroj ti marr (çmimi i madh)”, është shprehur ai.

Ledion Liço tha se çështja vijon të jetë në gjyqësor, por nëse ekziston një mundësi që Liami të dalë i pafajshëm nga kjo histori, nëse kjo ndodh shtetasi gjerman, Liam Osmani, edhe mund të kthehet në BBV.

“U desh të futej në Big Brother që të kapej. E pashë të panevojshëm numrin e lartë të efektivëve që mbërritën këtu, sepse nuk akuzohej për ndonjë vepër të rëndë. Uroj t’i zgjidhë sa më shpejt dhe t’i kthehet jetës së tij.”– tha Arbër Hajdari.

“Çështja vijon të jetë në gjyqësor. Ekziston një mundësi që Liami të dalë paq nga kjo histori dhe nëse kjo ndodh, shtetasi gjerman, Liam Osmani, ku i dihet mund të kthehet në BBV. E lëmë me retiçencë këtë”– tha Ledioni.

Të fundit