Pas debatit të të martës në mbrëmje në spektaklin “Big Brother VIP Albania” midis Romeo Veshajt dhe Meritonit mbi provën e javës – që çoi në mungesë të ushqimit si pasojë e thyerjes së rregullave nga Meritoni – ka pasur një shkëmbim të ashpër komentesh, të cilat kanë ndezur rrjetet sociale.
Opinionisti i njohur Arbër Hajdari bëri një koment lidhur me këtë debat në spektakël, duke minimizuar arsyetimin e Romeos se debati kishte qenë për bukë dhe jo për cigare duke thënë: “Shtëpinë e keni plot me bukë, po lëre”.
Ky koment nuk u prit mirë nga aktori dhe vëllai i Romeos, Donald Veshaj, i cili më parë ka qenë edhe vetë pjesëmarrës në edicionin e parë të BBVA.
Në një reagim të menjëhershëm në InstaStory, Donaldi shkroi: “Aman o Romeo se ke plot bukë në shtëpi, mos i merr kaq seriozisht provat e buxhetit se qenkan kot. Pa bukë nuk qenkeni. Mirë, goxha mirë”.
Përgjigja e tij ishte një thumbim i dukshëm ndaj qëndrimit të Hajdarit dhe një mbështetje për vëllain e tij, i cili ka argumentuar se debati vetëm sa ka pasqyruar përpjekjen për të mbrojtur rregullat e shtëpisë dhe pasojat që anashkalimi i tyre sjell për të gjithë banorët. /Telegrafi/
Shiko foton: