Web Analytics

Dy persona u rrahën nga një tjetër në Podujevë

Botuar nga: InfoKosova

Dy persona kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje janë kanosur dhe sulmuar fizikisht nga një person.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 07:50 në rrugën “Agron Rrahmani”, në Podujevë.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor.

“Dy viktima meshkuj kosovarë, kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje, janë kanosur dhe sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Të FUNDIT