E shtunë, 9 Nëntor, 2024
5.3 C
Pristina

“E futën në psikiatri gjashtë muaj, kot!” Jul Deda trondit me rrëfimin prekës për babain e ndjerë!

Në një rrëfim rrëqethës brenda shtëpisë së “Big Brother”, aktori dhe prezantuesi Julian Deda ka ndarë një histori personale dhe të dhimbshme që lidhet me të kaluarën e babait të tij, aktorit të mirënjohur shqiptar Zef Deda, dhe sfidat që ai përballi gjatë periudhës së komunizmit.

Juli tregoi për të atin e tij të famshëm, i cili përjetoi padrejtësi dhe keqtrajtim nga regjimi komunist.

Ai zbuloi se babai i tij ishte mbyllur për gjashtë muaj në një institucion psikiatrik, pasi kishte kërkuar të dilte nga vendi për të marrë trajtimin mjekësor të nevojshëm për një problem serioz në këmbë, të cilin mjekët shqiptarë nuk kishin mundësi ta kuronin.

“Regjimi mendonte se ajo ishte një formë që Deda kishte menduar për t’u arratisur,” shpjegoi Julian Deda, duke vijuar tregimin e tij me detaje mbi dyshimet e autoriteteve të asaj kohe. Për regjimin, pretendimi i Zef Dedës për të shkuar jashtë shtetit për të shpëtuar këmbën ishte i dyshimtë, ndaj e konsideronin si një përpjekje për arratisje nga Shqipëria komuniste.

“Ata e njihnin se ishte i famshëm në atë kohë, prandaj nuk e besonin dhe mendonin se donte që të arratisej,” vijoi Juli në rrëfimin e tij. “Se në fillim i thanë ta këpusim këmbën. Dhe ata menduan se meqë ky nuk pranon e ka këtu (tregon me gisht kokën), dhe do të ikë jashtë shtetit. Ka nejt 6 muaj kot në psikiatri’”.

Një diagnozë e pasaktë dhe e padrejtë, që e vendoste problemin shëndetësor në kokën dhe jo në këmbën e tij, e bëri akoma më të vështirë situatën për Zef Dedën, i cili atëherë ishte në moshën 35-vjeçare.

Ky rrëfim personal nga Julian Deda zbulon jo vetëm sprova të dhimbshme që përjetoi familja e tij, por gjithashtu thekson sjelljen e regjimit komunist ndaj artistëve dhe perceptimin e tyre në shoqëri.

Shiko videon:

Nga Rubrika