Web Analytics

E papritur, Shpat Kasapi e pranon se e ka rrahur ish-të dashurën, tregon edhe arsyen pse e rrahu

Botuar nga: InfoKosova

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, më parë ka qenë shumë i komentuar për lidhjet e tij të dashurisë.

Ai ka qenë së fundmi i ftuar në “Mos i bjer me top”, ndërsa i është përgjigjur disa pyetjeve pikante.

Në pyetjen e drejtuar nga gazetari Ronaldo Sharka nëse e ka rrahur ish-të dashurën, artisti e pranoi një gjë të tillë.

Pjesë nga biseda e tyre në studio:

Ronaldo: Shpati, kush janë lajmet më të çuditshme që ke lexuar për veten?

Shpati: Janë të shumta, ka pasur lajme “Shpati bën operacion veshët”, “Shpati aksidentohet”, janë të shumta.

Ronaldo: Sepse unë kam parë një titull në YouTube, ti ke qenë i ftuar diku dhe titulli që i ishte vendosur intervistës tënde ishte “Shpat Kasapi tregon pse rrahu ish-të dashurën”.

Shpati: Ka qenë një moment i caktuar kur kam qenë i ri. Ka qenë e vërtetë diçka, xhelozia e tepërt bën të vetën.

Ronaldo: Ka qenë një titull fake?

Shpati: Jo, ka qenë e vërtetë ajo.

Shpati: I ri shumë, 25-26-vjeç.

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT